Friday, March 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Getinjo ka një lutje për ndjekësit e tij, lidhet me Vivien!

“U ndamë sepse luante bixhoz”, kështu u shpreh Vivien Thano disa ditë më parë në një intervistë sa i përket ndarjes nga Getinjo.

Fill pas saj reagoi edhe reperi, i cili tregoi një version tjetër të historisë, duke u shprehur se vesi i tij nuk ishte arsyeja.

Si duket deklaratat e Getit janë besuar më tepër nga publiku, ku këta të fundit kanë sulmuar Vivien. Për këtë arsye në një deklaratë së fundmi reperi i ka kërkuar të gjithëve të mos flasin më për ish-lidhjen e tij dhe as mos të sulmojnë personat e përfshirë.

“Po i lëmë shakatë anash. Ju lutem të gjithëve që më ndiqni dhe më njihni, mos e bëni të madhe punën e ish-lidhjes time edhe të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit.

Jeta vazhdon, ju kisha lutur që ta lini rehat edhe personin që kam qenë me të por edhe mua. Mos e fyeni askënd mos e zmadhoni çdo gjë edhe postimet e mia nëpër rrjete sociale nuk lidhjen me lidhjet e mia dashurie”, u shpreh ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X