Friday, March 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Roza Lati reagon lidhur me akuzat që i janë bërë së fundmi…

Ditën e djeshme, Roza Lati është bërë kryeqendra e mediave rozë dhe shkak për këtë është bërë një denoncim nga një qytetare, e cila raportoi se qeni i moderatores ka sulmuar një mace.

Sipas denoncueses, qeni i Roza Latit, Sasha, ka ngrënë një mace poshtë pallatit dhe macja ka ngordhur përpara syve të denoncueses. Pretendimi i kësaj të fundit është fakti që moderatorja e mban qenin pa litar, e lëshon pa kontroll dhe kjo është bërë shkak që macja të përfundojë e gjakosur në gojën e qenit të Roza Lati.

Lidhur me këto pretendime, moderatorja ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur se jo vetëm që kjo ngjarje nuk është aspak e vërtetë por madje ajo ka vendosur që t’i ndjekë penalisht vajzat, sipas së cilës kanë prekur privatësinë e saj.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Roza shprehet:

“Dje ka ndërruar jetë një mace rruge poshtë pallatit tim. Situata ka qenë kjo: isha në trotuar dhe dëgjova të lehurat e Sashës. Unë e mbaj qenin pa litar poshtë shtëpisë sepse nuk ka qenë kurrë rrezik as për njerëzit, as për kafshët[…]Macja ka dhënë jetë aty, sepse mund t’i ketë ngecur ushqimi në aparatin e frymëmarrjes ose mund ta ketë shkelur ndonjë makinë te koka dhe goditjet cerebrale e kanë bërë që të hidhet përpjetë. Këtë më thanë mjekët se u interesova. Sasha ime nuk e ka ngrënë macen sepse nuk ka dhëmbë, e ka gojën të operuar, i ka pasur dhëmbët e kalbur që këlysh. Videon po e bëj për sqarim për të gjithë njerëzit që e dinë që unë i dua kafshët. Gocat që kanë denoncuar ngjarjen dhe më kanë ardhur te dera e shtëpisë duke bërë video që më pas I kanë publikuar do i ndjek me polici. Sasha ime është rëndë, e pres nga dita në ditë që të ngordhë.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X