Kylie Jenner brenda pak ditëve ka humbur mbi një milion ndjekës në Instagram duke shkuar nga 400 në 399 milionë.
E gjitha nisi pasi publikoi një foto nga llogaria pro-izraelite @StandWithUs në Instagram, ku shkruhej: “Tani dhe gjithmonë ne qëndrojmë me popullin e Izraelit!”
Vertëm një orë më vonë, ajo u detyrua ta fshijë postimin sepse presioni i fansave “shpërtheu” nga të gjitha anët.
Kylie u akuzua nga fansat për hipokrizi dhe mungesë informacioni, madje disa e konsideruan postimin si një gjest të pavetëdijshëm nga ana e Kylie Jenner.



