Friday, March 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Visjan Ukcenaj “dënon” Albano Bogdon për ofendimin që i bëri Beatrix dhe Alban Ramosaj

Aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, ishte dje i ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, në Top Channel, ku foli për karrierën dhe jetën e tij private.

Por jo vetëm kaq, pasi ai u pyet edhe në lidhje me “batutën” maskiliste të shokut dhe kolegut të tij, Albano Bogdo, ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt.

Visjani u shpreh se nuk e mbështet sigurisht dhe e konsideroi cinike abuzimin me fjalën e lirë.

“Albano ka qenë kolegu im gjithë këto vite dhe më vjen keq që e ka bërë këtë gabim. E di që nuk e ka bërë nga keqdashësia. Ndoshta nga entuziazmi. E ka marrë ai hovi i punës së re. Unë nuk e mbështes absolutisht. Asnjëherë nuk duhet të jemi cinik dhe të abuzojmë me lirinë e fjalës. Nga ana ime të isha i afërmi i Trixës do të ndjehesha shumë keq. Albano ka bërë një gabim”, shtoi ai.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X