Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të ndarjes dhe “thumbave” që ai dhe ish-bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Disa muaj më parë kjo e fundit e ka akuzuar për dhunë psikologjike dhe fizike, ndërsa Fero u lirua nga burgu shumë shpejt duke deklaruar se do të hiqte dorë nga muzika për t’iu përlushtuar plotësisht fesë islame.
Mirëpo së fundmi përmes një postimi në InstaStory, ish-reperi ka treguar gjendjen e tij emocionale.
“Njeriu ndryshon shumë, kur i thyhet zemra”- ka shkruar Fero disa orë pas debatit virtual që ai zhvilloi me Arbenitën, për të cilën tha se gjykatat kishte vendosur që ta takonte vajzën e tyre, Nina, vetëm 3 orë në javë.




