Friday, March 27, 2026
spot_img

Latest Posts

Modelja shqiptare braktis “Grande Fratello” një muaj pasi u bë pjesë e spektaklit, zbulohet arsyeja

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur shqiptare, Heidi Baci e cila ka jetuar gjithmonë në Pescara një muaj më parë u bë pjesë e spektaklit “Grande Fratello”.

Mirëpo së fundmi ajo ka lënë në mes garën për të fituar çmimin e madh, për shkak të babait të saj, Genti.

Teksa trakoi të atin gjatë mbrëmjes së këtij reality show, Heidi është larguar nga “Grande Fratello” live, pasi babi i kërkoi asaj që të kthehej në shtëpi sepse atij nuk i kishte pëlqyr afërsia e madhe që ajo ka krijuar me një ndër konkurentët.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua. Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të kapi dhe të vuri nën stres.

Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore” – tha i ati i ish-banores.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X