Koha kur laheni mund të jetë një zgjedhje personale, megjithatë shkenca e vlerëson atë të rëndësishme për përfitimet që sjellin si njëra ashtu edhe tjetra. Ja çfarë mendon lektorja Shelley Carson, nga Universiteti i Harvardit, në lidhje me këtë çështje:
Dushi në mëngjes
Dushi në mëngjes ka një efekt meditativ tek njerëzit, pasi u jep atyre mundësi të relaksoheni dhe të zgjoheni. Kjo gjendje mendore mund të rrisë kreativitetin, sipas lektores Shelley Carson. Larja në mëngjes është e këshillueshme për ata njerëz që kanë punë stresuese dhe e kanë të vështirë të punojnë, apo të jenë kreativë nën presion. “Nëse po përballeni me një problem që kërkon kreativitet, dhe nuk keni gjetur akoma zgjidhje, edhe pse po punoni fort, atëherë duhet të bëni një dush më parë,” rekomandon Shelley.
Dushi në mbrëmje
Edhe dushi në mbrëmje ka avantazhet e veta, sidomos për njerëzit që e kanë të vështirë të marrin veten nga dita ose ata që kanë probleme me gjumin. Studimi tregon se dushi në mbrëmje para se të flini ndihmon njerëzit që e kanë të vështirë të pushojnë, pas ul nivelin e kortizonit të lidhur me stresin. Ai rregullon temperaturën e trupit dhe ka treguar se gjumi të zë më lehtë. Dushi në mbrëmje gjithashtu ndihmon për mbajtjen pastër të lëkurës, largimin e papastërtive dhe ndotjeve të mbledhura gjatë ditës.