Takimi i Ledios me Albës ku ka shkuar ashtu siç duhet. Shkak për këtë janë bërë dyshimet se Ledjos se vendimi i konkurrentes për të dal në takim me të ka qenë tendencioz, dhe më pas dyshimet e Albës për prirjet seksuale të tij.
Alba ka aluduar se Ledjo është homoseksual, dhe nisur nga kjo konkurrenti i ka bërë një surprizë të pakëndshme.
Ledjo: Më ke përmendur mua seksualitetin tim. Se ky është problemi Megi, këto vijnë dhe duan të më nxjerrin mua si homoseksual. Meqënse kjo nuk besonte në seksualitetin tim dhe meqënse është veshur me të kuqe Alba, unë po i bëjë dhuratë një palë tanga.

Alba me sytë e mbyllur me dorë, ka zgjedhur të mos e shohë skenën në të cilën e përfshiu Ledjo, si dhe i kërkoi konkurrentit të mos cenonte privatësinë e saj dhe të merrte të brendshmet seksi që i la në prehër.
Në atë moment Ledjo ka marrë të brendshmet dhe filloj t’i rrotullonte në dorë. Megii tërhoqi vëmendjen, duke i kërkuar të respektonte hapësirën e tij televizive, ndërsa Neda e ka konsideruar rastin të turpshëm.



