Ish-banorja e “BBV”, Deamishele Hoxha mbrëmjen e djeshme ka mbërritur me vonesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, e cila u mbajt në Prishtinë.
Mirëpo ajo ndihet shumë në faj që është vonuar dhe ka humbur këtë pritje madhështore.
Së fundmi Dea ka postuar në InstaStory një bisedë me nënën e saj, ku i tregon asaj se ndihet shumë e turpëruar që nuk ka mbërritur në kohë.
“Unë erdha këtu aq vonë. O Zot sa turp më vjen. Më thuaj ndonjë gjë që ta kaloj turpin“, shkruan Dea në mesazhin dërguar nënës së saj, ndërsa kjo e fundit tha: “Bëji betim vetes, hera e fundit që vonohem”.
Nga ana tjetër Dea zbuloi se policia e kishte ndalur në rrugë dhe për këtë arsye ajo është vonuar për tek premiera e filmit.
“Biseda me mamin. Unë kam justifikime. Sesi desh bëmë aksident, si na ndaloi policia një orë por janë të kota. Asgjë nuk vlen, unë nuk e përballoj dot turpin. Nuk jetoj dot me të”- ka shkruar ish-banorja.




