Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Elvis Pupa: Ne çunat shqiptarë nuk jemi për kërcim të këngëve të huaja…


Elvis Pupa i është rikthyer asaj që di të bëjë më mirë dhe bëhet fjalë për humorin dhe batutat e tij që padiskutim sa herë që dalin nga goja, shkaktojnë të qeshura.

Teksa po shijon një eksperiencë totalisht të re, atë të kërcimit në “Dancing with the Stars”, Pupa shpesh herë “lëshon” batuta edhe në spektaklin “live” të së premtes.

Ditën e djeshme, aktori i njohur ka bërë një postim në rrjetet sociale, i cili ka marrë qindra komente, duke treguar se çunat shqiptarë të brezit të tij nuk janë për të kërcyer këngë të huaja pasi gjithmonë që kanë qënë në klubet e natës, nuk kanë kërcyer por janë kujdesur për partneret e tyre, që të mos i ngacmonte njeri.

Ore nuk është “Dancing with the Stars” spektakël për të marrë pjesë çunat shqiptarë, sidomos atë të brezit tim. Ku kemi eksperiencë të kërcimeve të jashtme ne? Ne nëpër klube nuk kemi kërcyer kurrë. Ne kemi ndenjur “pincë” në vend, me gotën e pijes në dorë. Goca ka kërcyer rrotull nesh, ne kemi qënë vigjilent se kishim hall të shihnim se mos na e ngacmonte dikush gocën”, thotë Visi në videon e tij, që është bërë mënjëherë virale.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X