Këngëtarja e njohur Britney Spears së fundmi ka njoftuar se së shpejti do të publikojë librin e saj më të ri “The Woman in Me”, përmes së cilit do të zbulojë shumë të vërteta të pathëna më parë.
Prej vitesh fansat kanë qenë kuriozë të kenë më shumë informacione rreth pasurisë së këngëtares dhe sa kontroll ka ajo mbi financat.
Menjëherë pas finalizimit të divorcit nga Kevin Federlin, me të cilin ndan dy djem, Sean dhe Jayden, Britney hyri në një qendër rehabilitimi nga droga.
Konservatori i lejoi babait të saj Jamie Spears të ushtronte kontroll të plotë mbi vendimet e saj financiare dhe personale, duke përfshirë aksesin në të dhënat e saj mjekësore.
Megjithatë Britney ka vendosur që të zbulojë këto dhe shumë informacione të tjera në librin e saj “The Woman in Me”, ndërsa vite më parë, këngëtarja nënshkroi një marrëveshje prej 15 milionë eurosh me Simon & Schuster për këtë libër me kujtime.



