Si rrallë herë, ikona e modës, Paris Hilton ka publikuar së fundmi një foto të saj me të birin dhe të gjithë vunë re një detaj.
“Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Është e dukshme, por e vështirë për t’u komentuar, se diçka nuk shkon me formën e kokës së tij, dhe fansat e shqetësuar nuk kanë ngurruar të pyesin për shëndetin djalit të vogël.
“Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”?
“Pse e ka kokën kështu?”
“A vuan diçka”?
“Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
Kanë qenë këto komentet në postimin e Hilton e cila numëron 25 milionë ndjekës. Ajo që pritet është reagimi i vetë modeles për shqetësimin që ngritën fansat e saj.



