Kim Kardashian është një ndër femrat më të komentuara nga mediat rozë për shkak të jetës së saj sentimentale.
Disa vite më parë ajo u nda nga bashkëshorti i saj, reperi Kanye West me të cilin ka katër fëmijë.
Së fundmi në rrjet po qarkullojnë lajme se Kim ka nisur një romancë me futbollistin Odell Beckham Jr.
Mirëpo gjatë episodit “The Kardashians”, 42-vjeçarja foli për jetën e saj personale, ku tregoi disa nga kriteret që duhet ti plotësojë partmeri i saj i ardhshëm.
“Më duhet një moshë e pështatshme. Më duhet, për shembull, dikush tek të 40-tat. Kur je beqar dhe të gjithë miqtë e tu janë të martuar, dukeh si e dëshpëruar në fytyrë dhe të gjithë në këtë rast duan të të lidhin me dikë. Unë jam vërtet mirë që jam vetëm këto kohë, për momentin jam e fokusuar vetëm tek fëmijët dhe bisneset e mia”- tha Kim.



