Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni i jep fund lidhjes 10-vjeçare me partnerin

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i ka dhënë fund pas 10 vitesh marrëdhënies me partnerin, Andrea Giambruno.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meloni e falenderuar Giambrunon për vitet që kaluan së bashku dhe për vajzën që sollën në jetë.

“Marrëdhënia ime me Andrea Giambrunon, e cila zgjati gati dhjetë vjet, përfundon këtu. E falënderoj për vitet e mrekullueshme që kaluam së bashku, për vështirësitë që kaluam dhe që më dha gjënë më të rëndësishme në jetën time, që është vajza jonë Ginevra. Shtigjet tona kanë ndryshuar për ca kohë dhe ka ardhur koha ta pranojmë atë. Unë do të mbroj atë që ishim, do të mbroj miqësinë tonë dhe do të mbroj, me çdo kusht, një vajzë shtatëvjeçare që e do nënën e saj dhe e do babanë e saj, ashtu siç nuk munda të dua unë timin. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë për këtë. Ps. Të gjithë ata që shpresonin të më dobësonin duke më goditur në shtëpi, duhet ta dinë se sado që pika e ujit shpreson të nxjerrë gurin, guri mbetet gur dhe pika është vetëm ujë”.

https://x.com/GiorgiaMeloni/status/1715255386058506377?s=20

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X