Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Këta janë 20 konkurrentët e “Big Brother Kosova 2”

“Big Brother VIP Kosova” nisi dje sezonin e dytë, pa ndryshime në prezantim, me Alaudin Hamitin dhe Jonida Vokshin që drejtuan natën hapëse të reality show-t, me opinionistë të rinj (Bledi Mane dhe Anita Haradinaj), me një shtëpi më të madhe sic ishte thënë dhe më me shumë banorë, të paktën me më shumë se sa sezonin e shkuar. about:blank

Mes konkurrentëve të rinj kishte emra mjaft të njohur për publikun dhe disa më pak të njohur, teksa emrat që kishin qarkulluar në media paraprakisht ishin pjesë e shtëpisë, por pati mjaft surpriza nga produksioni. Lista me 20 banorët e asaj që do jetë shtëpia më e famshme në Kosovë për muajt në vazhdim është: 

Blero Muharremi, këngëtar

Ledi Vokshi, sipërmarrëse

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrente në “Për’Puthen”about:blank

Monika Salihu, këngëtare

Ylli Dervishi, organizator i “UNUM Festival”

Albana Vukaj, dermatologe dhe kujdestare për fëmijët me autizëm

Adri dhe Iliriana, të cilët garojnë si çift dhe janë këngëtarë

Blerim Lajci (Blerando), këngëtar

Alby Rydes, aktore e filmave për të rritur (pornostar-e)about:blank

Brikena Karrica, këngëtare dhe aktore

Gani Gërmia, humorist dhe gazetar

Lindita Halimi, këngëtare

Santiana Maloku, modele

Lumbardh Salihu, futbollist

Besart Zeneli, aktor

Edona James

Azem Gagica, tiktoker

Vesa Vllasaliu, tiktoker-e

Meti Alshiqi, model, ish-banor i “BBA”

Kujtojmë se personazhet e njohur do të konkurrojnë për çmimin e madh, 200 mijë euro.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X