Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

“Kalova në anoreksi”/ Konkurrentja e DWTS: Më uruan vdekje kur…

Moderatorja e njohur, Atalanta Kërçyku, ka rrëqethur mbrëmë publikun ndërsa rrëfeu për “Dancing With The Stars” grimca të historisë së saj.

Bukuroshja shqiptare tregoi se ndërsa merrej me modeling ka rënë pre e shumë bullizimeve përsa i përket fizikut. Madje, njerëzit shkuan deri në atë pikë saqë i uronin vdekjen në momentin që emri i saj u bë publik si një ndër konkurrentet e spektaklit të kërcimit.

“Kam qenë shumë pre e bullizimeve për fizikun, për trupin. Më thoshin ‘u bëre ti të jesh këtu’. Kur tentoja të bëja modeling nuk kisha peshën e duhur. Pastaj u dobësova deri në pikën që kalova në anoreksi dhe kjo ka qenë periudha më e ulët e jetës time.

Kur u lançova në DWTS ka qenë një mesazh i tmerrshëm që më uronte vdekjen”, tha Atalanta, duke shtuar se momente të tilla i kanë rënduar shumë prindërit e saj.

Atalanta dhe Luixhino performuan në natën e tretë të “Dancing With The Stars” një Charleston. Kërcimi elegant dhe energjik në të njëjtën kohë u vlerësua shumë edhe për shkak të shkallës së vështirësisë së të performuarit mbi një podium. Juria i dha modeles 30 pikë, me Valbona Selimllarin që e vlerësoi me 8 pikë, Lori Bala 8 pikë, Ilir Shaqiri 7 dhe Olta Gixhari 7 pikë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X