Performanca e Ina Kollçakut mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur me emocione të forta. Në thelb qëndronte mesazhi kundër dhunës dhe të drejtat e grave, nën petkun e personazhit “Barbie”.
Pas përfundimit të kërcimit, Ina ishte e përlotur. E teksa nisi të flasë për gratë e dhunuara dhe të drejtat që duhet të gëzojnë gratë dhe vajzat, ajo u emocionua edhe më shumë.
Gjendja emocionale preku menjëherë edhe anëtaren e jurisë, Olta Gixhari, për të cilën konkurrentja tha se, ka përjetuar më së shumti kohët e fundit opionionet negative dhe presionin publik. Të dyja u përqafuan dhe “shpërthyen” në lot.
Për sa i përket performancës, konkurrentja pati probleme me menaxhimin e fustanit, por sërish ia doli ta përfundojë me sukses misionin e kësaj puntate të “Dancing With The Stars”.
Pjesë nga komentet e jurisë:
Ilir Shaqiri: Është hera e parë që performon me fustani?
Ina Kollçaku: Po, hera e parë.
Ilir Shaqiri: Bravo të qoftë që e mbylle performancën dhe e menaxhove mirë gjendjen.



