Rivaliteti i madh në “Festivalin e Këngës” mes Alban Ramosaj dhe Ronela Hajati duket se ka ndikuar marrëdhënien e tyre.
Këngëtari Alban Ramosaj u vu re që që nuk e mbështeti, të paktën publikisht, përfaqësuesen e Shqipërisë në Festivalin Europian, por ai ishte i sigurt se po të shkonte ai do e digjte jo vetëm në finale, por edhe në gjysmëfinale.
Në një komunikim zanor Alban Ramosaj shprehet: “Më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë duke parë Eurovisioni. Nga ana tjetër për shembull po të isha unë në Eurovision, jo vetëm finale do kishim hyrë por edhe gjysmëfinalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”
Edhe pse nuk kaloi në finale, Ronela është një nga konkurrentet më të komentuara e mediave sociale, duke marrë komente të shumta pozitive, por edhe kritika.
Nga ana tjetër, ka qenë veshja e saj ajo që ka shkaktuar sërish polemika. Mbrëmjen e djeshme Ronela u shfaq me një ‘body’ provokues ngjyrë argjendi shoqëruar me një pelerinë ngjyrë rozë dhe atlete. Ajo nuk e ndryshoi performancën e saj pavarësisht kritikave duke mbajtur të njëjtat lëvizje, përfshirë edhe prekjet në vende intime me balerinat.
Mediat italiane e kanë vlerësuar me 4 paraqitjen e saj duke mos e kursyer ironinë, teksa komentatorët e “RAI Uno” mbrëmjen e djeshme u shprehën se po të ishin në vendin e Ronelës do e kishin denoncuar silistin, që është Niko Komani.