Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Tradhtia e David Beckham? Rebecca Loos flet për herë të parë!

Rebecca Loos ka dhënë më në fund verdiktin e saj lidhur me dokumentarin e David Beckam, duke e kritikuar ashpër futbollistin.

Loos ka qënë kryefjalë e mediave rozë në vitin 2004, pasi pretendonte se kishte patur një lidhje të fshehtë me Beckham, në kohën kur ishte asistentja personale e çiftit të njohur.

Ish-modelja daneze u bë asistentja personale e David, kur ai u trasferua tek Real Madrid, në korrikun e vitit 2003, por u hoq nga puna vetëm disa muaj më vonë. Në atë kohë, ajo dha një intervistë, në të cilën zbuloi se ajo dhe Beckham kishin patur një lidhje të fshehtë për katër muaj.

Ndërkohë që në atë kohë nuk u diskutua kurrë nga David, së fundmi kjo ngjarje ka ardhur në vëmendjen e publikut përmes dokumentarit të Netflix, ku David dhe Victoria shprehen se kjo ka qënë periudha më e vështirë për ta por që të dy luftuan fort për familjen e tyre.

Loos ka reaguar në lidhje me këtë rrëfim të David dhe Victoria, duke u shprehur:

“Ai duhet ta mbajë përgjegjësinë. Ai mund të thotë çfarë të dojë sigurisht edhe unë e kuptoj që ai duhet të mbrojë imazhin e tij por në këtë dokuementar ai po e portretizon veten e tij si një viktimë dhe më ka bërë mua të dukem si një gënjeshtare, sikur kam shpikur të gjithë këtë histori. Në një mënyrë indirekte, ai pretendeon se kam qënë unë ajo që e ka bërë Victoria-n të vuajë”.

Loos, e cila momentalisht jeton në Novergji, është lumturisht e martuar dhe ka dy fëmijë, e përshkruan këtë rrëfim të dyshes si më të shëmtuarin pasi në të vërtetë ishte ai që e shkaktoi këtë vuajtje.

Ajo shtoi:

“Kjo ishte e vetmja gjë që më të vërtetë më mërziti pasi ai thjesht mund të kishte thënë që ishte një moment i vështirë dhe se nuk kishte dëshirë të fliste për atë temë”.

Nëse nuk dëshiron të marrrësh përgjegjësinë për shkak të familjes tënde dhe fëmijëve të tu, e kuptoj shumë mirë por ai më bëri mua fajtore dhe se në këtë mes ai nuk kishte asnjë faj”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X