Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Stresi merr një kërkesë të çuditshme në Instagram!

Mesa duket, personazheve publike mund t’i kërkojmë çdo gjë, madje edhe para, pasi nisur nga Stresi, VIP-at qënkan shumë dorëlëshuar.

Mbrëmjen e kaluar, reperi i njohur, Stresi ka marrë një kërkesë të çuditshme në rrjetet sociale, të cilës ai i është përgjigjur menjëherë.

Çfarë nuk dëgjon me “request messages”. Me lot”, shkruan Stresi bashkangjitur një bisede të publikuar në Instastoru, ku shihet dikush që i ka kërkuar artistit 5 mijë euro.

Përdoruesi i rrjeteve sociale: A po nis nja 5 mijë euro o Stres, se më duhen?

Stresi: A nuk të duhen më shumë se 5 mijë i sajojmë. Dil nesër të furgonat në orën 7:00.

Përdoruesi i rrjeteve sociale: Ok lali, po dal që sot. Nesër më ke aty. Je i madh. Respekte. Suksese”.

Stresi: Eshtë fugon me katër rrota. (qesh)

Kohët fundit Stresi ka qënë pjesë e disa sherreve virtuale në TikTok dhe madje edhe me një “kërcënim” për gangsterat e këtij rrjeti social, siç ai vet është shprehur, duke u thënë se ai nuk fal dhe nuk harron kurrë.

Por prej ditësh tashmë, ai është duke shijuar projektin e tij më të ri muzikor, “Sja keni iden”, i publikuar rreth dy javë më parë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X