Thursday, March 26, 2026
spot_img

Latest Posts

Diola Dosti në një lidhje me reperin shqiptar? Ish-banorja e “Big Brother Vip” habit fansat


Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Diola Dosti së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

E teksa gjatë intervistës Ronaldo Sharka e pyeti nëse është në një lidhje me një reper të njohur shqiptar, ndëra Diola tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Ndër të tjera ish-banorja deklaroi se nuk do të lidhej asnjëherë me një personazh publik, pasi ajo vetë po e vuan shumë mungesën e privatësisë.

Pjesë nga intervista

Ronaldo: Agjenti sekret na ka thënë mua dhe Erjolës se ti ke filluar një romancë me një reper të njohur shqiptar

Diola: Qyqja, edhe me reper, që nuk ashtu fare. Jo, të ka dhënë informacion shumë të gabuar. Nuk kam asnjë lloj romance me asnjë.

Ronaldo: Sa e sinqertë je me këtë përgjigje që po thua?

Ronaldo: Tani ose ky agjenti duhet pushuar urgjent nga puna për këto informacione jo shumë serioze, ose Diola po gënjen

Erjola: Ose Diola duhet të na thotë se ka edhe një variant të tretë, të na thotë se është në një marrëdhënie apo jo momentalisht

Diola: Nuk jam në një marrëdhënie momentalisht, nuk mund të gënjej për faktin se sigurisht ka njerëz që duan të jenë në një marrëdhënie me mua flas. Nuk do të merresha asnjëherë me një personazh publik. Boll po e vuaj vetë këtë mungesën e privatësisë.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X