Blero është padyshim nga më të komentuarit sa i përket jetës private.
Këngëtari i njohur së fundmi u bë pjesë e Big Brother Vip Kosova ku gjatë një bisede i ka dhënë fund aludimeve sa i përket lidhjes së tij të fundit.
Para hyrjes u fol se ai u nda edhe me të dashurën e re por duket se gjërat qenkan për mrekulli.
Në një bisedë me banoren tjetër, Vesa Vllasaliu ai ka zbuluar se është në lidhje me një prej shoqeve të saj.
Vesa nga ana e saj e ka konfirmuar një gjë të tillë duke thënë se është në dijeni të lidhjes së tyre prej kohësh.
“Jemi bashkë qe një vit e më shumë, ne flasim bashkë për çdo gjë, mbrëmë isha shumë keq, u mërzita për të, ajo është më e mira, është thjeshtë më e mira”, u shpreh Blero për partneren e tij.



