Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Klea Huta i ka munguar ekranit shqiptar për një kohë të gjatë.
Të rralla kanë qenë edhe daljet publike të moderatores, e cila kohët e fundit është fokusuar më shumë tek familja e saj.
Pavarësisht angazhimeve si nënë, Klea është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh herë bashkëbisedon me ndjekësit e saj.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bidesë virtuale me fansat e saj në Instagram, ku një ndër ta e ka pyetur nëse do të kthehet në televizion sepse iu mungon.
“Televizioni është dashuria ime e parë dhe dritarja që më njohu me ju që 17 vjeçe, për një pjesë edhe më herët. Unë nuk jam më ajo që 17-vjeçarja që shumë prej jush mund të keni parë së fundmi në TikTok masivisht dhe gjërat i shoh shumë më ndryshe. Sigurisht që do të rikthehem por po marr kohën time për të gjetur një emisionn që më plotëson shpirtërisht dhe emocionalisht.”- tha ndër të tjera këngëtarja.

Kujtojmë që disa muaj më parë ajo Klea kurorëzoi me martesë lidhjen e saj disa vjeçare me këngëtarin e njohur Elgit Doda nga e cila çifti kanë edhe një djalë.
.



