Monday, December 23, 2024
spot_img

Legjenda e patkoit / Objekti fatsjellës e që mban larg shpirtrat e këqinj

- Advertisement -..

Ekzistojnë disa arsye, se përse njerëzit e periudhës mesjetare, besonin se patkonjtë e kuajve ishin fatndjellëse. Së pari ato ishin prej hekuri, një metal që prej kohësh besohej se shmangte shpirtrat e këqinj. Arsyeja tjetër vjen nga legjenda e Shën Dunstanin  në shekullin X-të.

Sipas legjendës, Dunstani punonte si një farkëtar, dhe një ditë në dyqanin e tij shkoi Djalli. Dunstani u shtirr sikur nuk e njohu, dhe shkoi të marrë patkonjtë për kalin e Djallit. Por në vend se tia mbërthente kalit në këmbë, Dunstani i përdori për t’i mbërthyer ato në këmbët e Djallit.

Patkonjtë i shkaktuan Djallit dhimbje të madhe, por Dunstani tha se do t’ia hiqte, vetëm nëse premtonte se nuk do të hynte kurrë në një shtëpi me një patkua në derë.

Patkoi besohej ndërkohë se shmangte shtrigat. Besohej se arsyeja se përse shtrigat udhëtonin hipur mbi fshesa, ishte për shkak se nuk ishin në gjendje të ngisnin kuajt. Pra, një magjistare do të ngurronte të hynte në cilëndo shtëpi me një patkua mbi derë. Por patkonjtë u gdhendën gjithashtu edhe në direkët e anijeve, me besimin se kjo do të ndihmonte në shmangien e stuhive në det.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X