Vetëm pak minuta më parë, reperi i njohur, Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, ka tronditur ndjekësit e tij në Instagram teksa ka postuar një video, në të cilën shfaqet i gjakosur.
Pavarësisht se shpesh herë këngëtari i dashur i publikut shqiptar është përfshirë në sherre, kohët e fundit ai është munduar të qëndrojë sa më larg tyre madje, disa prej armiqëve të tij, i ka bërë miq të afërt.
Ndërkohë që ka regjistruar fytyrën e tij në videon e postuar në profilin e tij zyrtar, ai ka shkruar bashkangjitur: “Në telashe… por duhet të shihni atë tjetrin si përfundoi”.
Ky postim, i cili ka marrë mijëra pëlqime, ka marrë gjithashtu pafund komente nga ndjekësit e artistit, ku një pjesë e mirë dyshojnë se kjo mund të jetë pjesë e ndonjë videoklipi ndërsa shumë të tjerë mendojnë se kjo pamje është për festën e Halloween. Ka edhe nga ata të cilët mendojnë se mund të jetë një sherr i vërtetë, duke ngritur dyshimet se është përfshirë në një konflikt me reperin Cllevio.
Deri më tani këngëtari ende nuk ka sqaruar se cila është e vërteta që fshihet pas kësaj video, por që padyshim fansat janë të shqetësuar lidhur me videon e publikuar nga vet Noizy.



