Poni mbetet ndër emrat më të dashur të muzikës popullore në vend.
Ajo gjithashtu preferohet shumë për muzikën “live” ku ambientet ku performon Poni janë gjithmonë të mbushura plot edhe pse në orët e para të mëngjesit.
E njohur për karakterin popullor që ka së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë shumë të këndshme më një nga fanset e saj e cila ishte prezente në një nga performancat e Ponit.
Poni e “mbyt” në komplimente vajzën e cila i tregon se origjina e saj ishte gjysmë kuksiane e gjysmë tepelenase.
Por me mikrofonin ndezur Poni pas pak çastesh i thotë publikut që të mos keqkuptohen lidhur me komplementet që i bëri vajzës.
Duke bërë kështu një batutë pasi sipas saj njerëzit sot janë të djallëzuar dhe nuk dihet se ku mund t’ju shkoj mendja.
Biseda:
Poni: E tmerrshme shkoi ora 2
Poni: Qenke shumë e bukur. Nga je ti?
Vajza: Pak nga Kukësi e pak nga Tepelena.
Poni: Prandaj je kaq e bukur ti ke pasuar genet e të dy trevave, je shumë kinge.



