Sunday, November 24, 2024
spot_img

Masakra vazhdon/ 8000 të vrarë në Rripin e Gazës (3500 prej tyre fëmijë)

- Advertisement -..

Izraeli ka shkatërruar linjat e komunikimit dhe ka lënë territorin e rrethuar të Gazës, që banohet prej 2.3 milionë palestinezësh, pa komunikim me botën jashtë që prej mbrëmjes së kaluar, ndërsa askush nuk po lidhet dot me banorët që kanë mbetur gjallë atje.

Po ashtu, palestinezët kanë mbetur për javë të tëra edhe pa energji elektrike dhe janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre, teksa furnizimet me ushqime dhe ujë po mbarojnë, ndërsa spitalet po shkatërrohen njëri pas tjetrit.

Masakra e madhe që ka marrë mijëra jetë njerëzish, kryesisht fëmijësh, duket se s’i bën aspak përshtypje terroistëve të Hamasit. Ata kanë ndërmend të vazhdojnë luftën e përgjakshme, me vendimin e tyre për të mos liruar pengjet e Izraelit.

Mirëpo, vrasjet makabre të Hamasit ndaj popullatës civile izraelite nuk justifikojnë vrasjen e popullatës civile nga Izraeli, ndaj Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me shumicë votash një rezolutë që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar.

Por, Shqipëria ka vonuar kontributin e saj kundër ndalimit të masakrës së madhe duke votuar “abstenim” në rezolutën pa karakter detyrues, por me peshë politike.

Rezoluta, me propozimin e Jordanisë dhe në emër të shteteve arabe, dënon të gjitha aktet e dhunës kundër civilëve palestinezë dhe izraelitë, si dhe sulmet terroriste dhe pa dallim.

Ajo u miratua me 120 vota pro, 14 vende, përfshirë Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, ishin kundër dhe 45 abstenuan nga votimi. Nga rajoni ynë, Sllovenia, BeH dhe Mali i Zi votuan pro rezolutës, Kroacia ishte kundër, ndërsa Shqipëria, Serbia, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia abstenuan.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

Për të mos u humbur

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X