Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Asnjë reagim deri tani/ Çfarë po përgatisin aktorët e “Friends” pas vdekjes së Matthew Perry?

Kasti i serialit “Friends” thuhet se është duke përgatitur një deklaratë të përbashkët për vdekjen e papritur të kolegut të tyre, Matthew Perry, në moshën 54-vjeçare, siç raportohet nga Daily Mail.

Në serialin ikonik komedi, Perry luajti Chandler dhe miqtë e tjerë u kompletuan nga Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt LeBlanc, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer. Seriali fitoi popullaritet të jashtëzakonshëm që nga publikimi i tij në 1994 dhe mbetet i dashur përmes rishfaqjeve.

Yjet e serialit ende nuk kanë komentuar publikisht për vdekjen e Perry-t dhe thuhet se janë thellësisht të prekur nga ajo. Nga ana tjetër, mediat e huaja raportojnë se ata janë duke punuar për një deklaratë të përbashkët. Sipas burimeve, ata e konsideronin Perry vëllanë e tyre dhe e mbështetën në momente të vështira. Ata shprehin tronditjen dhe pikëllimin e tyre pasi besonin se ai ishte në një vend të mirë përpara vdekjes së tij të papritur.

Matthew Perry, i njohur ndryshe si “Chandler Bing” nga “Friends”, është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Aktori u gjet i vdekur të shtunën në shtëpinë e tij në Los Angeles. Sipas autoriteteve, ambulanca mbërriti në shtëpinë e tij në orën 16:07 pasi morën një telefonatë.

Oficerët e Departamentit të Policisë së Los Anxhelosit që ndodheshin në shtëpinë e tij në Pacific Palisades kërkuan lëndë narkotike, por deri më tani asgjë nuk është gjetur.

Mundësia që kjo të jetë vepër penale nuk mund të ekzistojë, pasi nuk janë gjetur gjurmë. Skenari më i mundshëm sipas raportimeve është se aktori ka pësuar një atak në zemër dhe është mbytur në pishinën e tij. Policia do të vazhdojë të hetojë vdekjen e yllit, në pritje të autopsisë nga Ekzaminuesi Mjekësor i Los Anxhelosit.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X