Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Reagojnë për herë të parë aktorët e “Friends” lidhur me ndarjen nga jeta të Mattthew Perry

Dy ditë pas vdekjes së papritur të Matthew Perry, kolegët e tij të filmit “Friends”, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc and David Schwimmer kanë dhënë një deklaratë të përbashkët lidhur me dhimbjen që po përjetojnë.

Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë se thjesht shokë të kastit të filmit. Ne jemi një familje,” thuhet në deklaratën e tyre. “Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim një moment për të kaluar dhimbjen dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme.”

“Me kalimin e kohës do të themi më shumë, si dhe kur të kemi mundësi”, vijon deklarata. “Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Për 10 vite, Perry luajti rolin e Chandler Bing në serialin “Friends” dhe falë performancës së tij komike, ai u nominua për çmimin “Emmy 2002”.

Krijuesit e serialit, Marta Kauffman dhe David Crane kanë dhënë një deklaratë të përbashkët së bashku me producentin ekzekutiv, Kevin Bright, ditën e dielë.

“Jemi të tronditur dhe thellësisht, thellësisht të pikëlluar për vdekjen e mikut tonë të dashur Matthew”, shkruan ata. “Duket ende e pamundur. Gjithçka që mund të themi është se ndihemi të bekuar që e kemi pasur atë si pjesë të jetës sonë. Ai ishte një talent i shkëlqyer.”

Lidhur me performancën e parë të Perry-t, ata theksuan:

“Është një klishe të thuash që një aktor e bën një rol të tijin, por në rastin e Matthew, nuk ka fjalë më të vërteta. Që nga dita kur e dëgjuam për herë të parë të mishëronte rolin e Chandler Bing, nuk kishte njeri tjetër për ne.”

“Ne gjithmonë do ta vlerësojmë gëzimin, dritën, inteligjencën verbuese që ai solli në çdo moment, ​​jo vetëm në punën e tij, por edhe në jetë. Ai ishte gjithmonë personi më qesharak në dhomë. Më shumë se kaq, ai ishte më i ëmbëli, me një zemër të mirë dhe vetëmohuese.”

Deklarata përfshinte gjithashtu ngushëllime për të gjithë atë që po përjetojnë humbjen e Perry-t.

Burime pranë autoriteteve kanë raportuar se aktori është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij, ditën e shtunë, në Los Anxheles, në orën 16:00 pasi asistenti i tij ka njoftuar ambulancën, pasi dyshohej për një arresti kardiak.

Burimet kanë shtuar gjithashtu se aktori është gjendur brenda xhakuzit pa shenja jeta ndërkohë që nuk janë gjetur gjurmë të përdorimit të drogërave në skenën e ngjarjes.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X