Transgjinorja Edona James me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip Kosova” ka bërë për vete një publik të gjerë, duke u bërë kështu një ndër tre më të votuarit.
Ajo njihet për historitë shokuese, ku ndër to ishte edhe ajo e mbrëmjes së djeshme.
Teksa po bisedonte me konkurentët në oborrin e shtëpisë, Edona ka treguar historinë e nënës së saj e cila është martuar në moshën 13-vjeçare teksa e kanë ndërruar me një lopë.
“Nëna ime ka qenë 14-vjeçe kur më ka lindur mua. Nënën time e kanë martuar me zor. Në moshën 13-vjeçare e kanë ndërruar me një lopë. Nëna më thoshte, ‘unë kam qenë fëmijë vetë, kam luajtuar me kukulla’”– u shpreh Edona.
Të gjithë banorët mbetën të shokuar nga kjo histori, mirëpo Blero Muharremi u prek më së shumti teksa tha se edhe ai e ka vajzën 13-vjeçe dhe do e kishte vrarë nëse do kishte bërë një gjë të tillë.
“Unë e kam vajzën time 13-vjeçe akoma. Nuk e mendoj, e kisha vra.”- tha këngëtari.



