Pavarësisht se është shumë e angazhuar me punën e saj, Olta Gixhari ka gjetur kohën që të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, ditën e sotme.
Protagonistja e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet disa pyetjeve që fansat e saj i kanë drejtuar.
Një ndër pyetjet që Olta ka marrë në “ASK” në Instastory, ka qënë: “Si ia bën që të jesh kaq e kontrolluar në situata jo të këndshme?”

“Numëroj deri në 1000. Marr frymë thellë dhe i them vetes se do kalojë çdo gjë”, shkruan Olta, përgjigje të cilën e ka shoqëruar me fotografinë e saj, ku shfaqet me fustanin e kuq, të veshur në rolin e saj të filmit, si Jonida.



