Ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare aktori i njohur, Tyler Christopher. Aktori, i cili u bë i famshëm për rolin e tij në “General Hospital”, vdiq nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego.
Lajmin për vdekjen e bëri të ditur kolegu i tij Maurice Benard: “Me pikëllim të madh ndajmë lajmin për vdekjen e Tyler Christopher. Tyler vdiq këtë mëngjes nga një atak në zemër në apartamentin e tij në San Diego”.
Lajmi i trishtë u konfirmua gjithashtu edhe nga menaxheri i tij, Chi Muoi Lo.
Tyler Christopher, një aktor telenovelash, fitues i çmimit “Emmy”, është i njohur për rolet e tij në “General Hospital” dhe “Days of Our Lives”. Christopher ishte i martuar me Eva Longoria nga viti 2002 deri në 2004.



