Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Në 18-vjetorin e lindjes së saj, Princesha Leonor betohet si trashëgimtare e kurorës së Spanjës

Në ditëlindjen e saj të 18, Princesha Leonor, trashëgimtarja e fronit spanjoll, u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës. Ceremonia solemne u mbajt në Parlamentin e vendit.

18-vjeçarja ishte e shoqëruar nga prindërit, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia. Gjithashtu pranë saj ishte edhe motra më e vogël, Infanta Sofia.

Mediat e huaja shkruajnë se Princesha Leonor bëri të njëjtin betim si babai i saj në vitin 1986 duke u zotuar se:

“Kryej me besnikëri detyrat e mia, mbaj dhe të respektoj Kushtetutën dhe ligjet dhe respektoj të drejtat e qytetarëve dhe komuniteteve autonome dhe besnikërinë ndaj Mbretit”.

Premtimi i Leonores për besnikëri erdhi 37 vjet pasi babai i saj bëri të njëjtin betim në ditëlindjen e tij të 18-të. Felipe mori fronin në vitin 2014.

Ndërkohë në një fjalim të shkurtër publik pas betimit të saj, Leonor tha:

“Këtë ditë të rëndësishme që do ta kujtoj gjithmonë me shumë emocione, ju kërkoj të keni besimin tuaj tek unë, ashtu siç kam besuar gjithë besimin tim në të ardhmen e kombit tonë”.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X