Transgjinorja Edona James është kthyer në një nga personazhet më të përfolur të showbizit për shkak të pjesëmarrjes së saj në reality show-n “Big Brother VIP2 Kosova”.
Pas deklaratave për ndryshimin e gjinisë dhe se ishte martuar me ish-burrin vetëm për paratë e tij, ditën e djeshme i ka habitur të gjithë me deklaratën.
Gjatë një bashkëbisedimi me anëtarët e tjerë të “BBVIP”, Edona foli për pamjen e meshkujve teksa theksonte se të gjithë bëjnë makeup dhe nuk po dallohet se kush është mashkull dhe kush është grua.
Kujtojmë që Edona ermin e fëmijërisë e ka pasur Kujtim Shehu dhe se në moshën 17-vjeçare ka kryer operacionin për ndryshimin e gjinisë.



