Modelja e famshme shqiptare, Jori Delli po i zbulon të gjithë çastet e saj romantike me partnerin, me ndjekësit në rrjete sociale. Dhe jo pa qëllim.
Partneri i Jorit, reperi italian Fred De Palma sot feston ditëlindjen. Sigurisht që urimi më i bukur i ka ardhur nga partnerja e tij, e cila krahas disa fotove nga jeta e tyre private, ajo shkruan: “Shumë urime, të dua përgjithmonë”.

Ata e kanë bërë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë. Gjatë kësaj periudhe dashuria e Jorit dhe reperit, ka qenë në vëmendjen e shtypit rozë, diçka që ata vetë e kanë lejuar.



