Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Mariah Carey paditet për këngën e famshme “All I Want For Christmas Is You”

Për dekada të tëra, asnjë periudhë festive nuk ka qenë e plotë pa tingullin e njohur të këngës “All I Want for Christmas is You” të Mariah Carey.

Ndërkohë që është padyshim një nga këngët më të njohura të Krishtlindjeve të të gjitha kohërave, Carey është konsideruar si “Mbretëresha e Krishtlindjeve” dhe çdo sezon festiv fillon me këngën e saj.

Mariah Carey është paditur pasi dyshohet se ka shkelur të drejtat e autorit me hitin e saj të të gjitha kohërave “All I Want For Christmas Is You.”

Sipas “Billboard”, kjo është padia e dyte që është ngritur kundër këngëtares nga tekstshkruesi Andy Stone.

Stone pretendon se ajo ka kopjuar këngën e tij të publikuar në vitin 1989, e cila po ashtu mban të njëjtin titull ” “All I Want for Christmas is You”.

Stone publikoi një këngë të ngjashme të dashurisë me grupin e tij Vince Vance & the Valiants, duke arritur në vendin e 52-të në listën e këngëve të vendit në SHBA në 1994 pasi mori një sukses të gjerë në radio gjatë Krishtlindjeve 1993. Kënga e Carey u regjistrua dhe u publikua në 1994.

Deri tani nuk ka ende një reagim nga përfaqësuesit e Carey në lidhje me këtë padi.

Kjo nuk është hera e parë që Stone padit këngëtaren pasi në qershorin e vitit 2022, ai ngriti një padi në gjykatën e Louisiana.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X