Wednesday, March 25, 2026
spot_img

Latest Posts

Shuma marramendës që Al Pacino do i paguajë ish-partneres për kujdestarinë e djalit

Aktori i famshëm, Al Pacino, u bë baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare. Partnerja e tij 54 vite më e re, Noor Alfallah, solli në jetë një djalë.

Al Pacino ka patur dyshime në lidhje me atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye i ka kërkuar partneres 29-vjeçare provën e ADN-së. Ndërkohë 3 muaj pas lindjes së Roman Alfallah Pacino, ata i dhanë fund lidhjes.

Tani thuhet se çifti ka arritur në një marrëveshje për kujdestarinë. Ylli i “Godfather” ka rënë dakord t’i paguajë ish-partneres së tij tridhjetë mijë dollarë çdo muaj si shenjë mbështetjeje për rritjen e djalit të tyre.

Sipas mediave të huaja, ky vendim është marrë nga gjykata pasi ish-partnerja e aktorit të famshëm paraqiti dosjen me një dokument të titulluar “deklaratë vullnetare e prindërve”, të cilën ajo dhe Al Pacino e kishin nënshkruar gjashtë ditë pas lindjes së djalit.

Paraprakisht gjykatësi i Los Angeles urdhëroi aktorin t’i paguante ish-partneres njëqind e dhjetë mijë dollarë para se të vazhdonte pagesat mujore. Gjithashtu trembëdhjetë mijë dollarë për një infermiere natën, si dhe të mbulojë çdo faturë jashtë siguracionit shëndetësor.

Por jo vetëm kaq, pasi Al Pacino është urdhëruar gjithashtu të bëjë një depozitë vjetore prej pesëmbëdhjetë mijë dollarësh në një fond arsimor për të birin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X