Mbrëmjen e djeshme “Vëllai i madh” ka organizuar darkën e të nominuarve për këtë javë, të cilët janë Shqipe Hysenaj, Brikena, Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi dhe Ylli Dervishi.
Teksa po darkonin ata duhet të zbulonin një sekret për jetën e tyre që publiku nuk e din, ndërsa Brikena tregoi se e kanë shfrytëzuar seksualisht dhe abuzuar me të kur ajo ka qenë duke i ngritur shkallët e karrierës si këngëtare.

“Unë si femër kam përjetuar gjëra që si krejt njerëzit kemi përjetuar gjera që ndoshta sdo të kishim dëshirë që ta ndajmë me të tjerët, por tani që jam bërë pjesë e këtij reality show unë do të ndaj çdo që nga jeta ime me publikun.
Ia kam shpjeguar Ledit se sa e vështirë ka qenë në industrinë e muzikës, shembull që njerëzit kanë abuzuar me mua, më kanë keqpërdorur seksualisht ose ndoshta kanë tentuar me më keqpërdor. Kam heqë dorë nga muzika dhe mami im në momentin më të keq të jetës sa ka qenë në spital më ka thënë çka do që ndodhë, ti vazhdo me muzikën edhe më ka rikthyer”- tha ajo mes lotësh.



