Dj i njohur Pm, emri i vërtetë i të cilit është Pajtim, është shndërruar në një personazh mjaft të dashur për publikun shqiptar, falë pjesëmarrjes së tij në BBV, ku publiku njohu më shumë anët e tij pozitive.
PM po shijon një lidhje mjaft të bukur dashurie me blogeren Sarah Berisha, me të cilën u njoh gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Mbrëmjen e kaluar, Dj i njohur ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në Instagram, të cilët i kanë drejtuar atij pyetje të ndryshme por njëkohësisht edhe komplimente të shumta.
Një ndër pyetjet që i është drejtuar Pajtimit ishte: “Çfarë të pëlqen më shumë në Shqipëri?”
“Sarah” ka qënë përgjigjia e menjëherëshme e Pm, të cilën e ka shoqëruar me ikonën e një zemra dhe padiskutim që kjo ka qënë një mënyrë mjaft e bukur për të treguar dashurinë e vecantë që ai ndjen për të dashurën e tij.




