Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Latest Posts

Gjykimi i Oltës ndaj Ronaldos, reagon Albi Nako: Vlerësimi më i shëmtuar i një anëtareje jurie

Ronaldo Shakra ishte konkurrenti i radhës që u largua nga spektakli “Dancing With The Stars” mbrëmjen e së premtes.

Të ftuar në studion e “Dancing With The Stars Fan Club”, ishin Albi Nako, ish-konkurrentja e DWTS Julka Gramio, Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij në kërcim Frenki.

Sërish ishte një mbrëmje me plot debat mes Ronaldos dhe Oltës, ku kjo e fundit e konsideroi valsin që ai kërceu me partneren e tij Frenki, si valsin më të shëmtuar.

Duke komentuar vendimin e jurisë dhe pikët që i dhanë Ronaldos, Albi Nako shprehet se Olta ka bërë vlerësimin dhe përgjigjen më të shëmtuar të një anëtari të jurisë, sepse ajo duhet të gjykonte nga ana profesionale dhe jo personale.

Gjatë rrugëtimit kuptova që është një ndër të paktit persona që e donte kërcimin, ndryshe nga disa konkurrentë pa cituar emra. Olta për mua bëri përgjigjen më të shëmtuar e një anëtari të jurisë sepse duhet të gjykojë nga ana profesionale dhe jo personale”, u shpreh Albi Nako.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X