Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Latest Posts

“Ta thyej kokën”- Plas keq në “BBV”, Edona James dhe Vesa “shpërthejnë” në ofendime ndaj njëra-tjetrës

Transgjinorja Edona James dhe Vesa Vllasaliu mbrëmjen e djeshme kanë debatuar rëndë me njëra-tjetrën brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.

Teksa po bisedonin në një moment vajzat kanë shpërthyer në ofendime, ndërsa banorët tentun që ti ndanin ato.

“Nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty. Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”, i tha Edona Vesës duke e prekur atë në pikën më të dobët për të cilën ka folur gjatë pjesëmarrjes në këtë reality show.

Nga ana tjetër kjo e fundit nuk është ndalur më kaq duke e ofenduar Edonën: “37 vjeçe dhe ende është e pa martuar ahahaah. Shyqyr kam familje, jo si ti, unë kam edukim, jo si ti”

Pas debatit Edona e prekur nga fjalët e konkurentes ka shpërthyer në lot.

Nuk kaluar shumë kohë dhe Blero e ka kritikuar banoren për fjalët që ia tha Edonës.

“Pse duhet të flasësh për dikënd që nuk është në tavolinë, kaq. Nuk ke nevojë ti tregosh të gjithëve ccfarë të ka thënë ajo”, u shpreh këngëtari.

Ndërsa Vesa tha mes lotësh: “A e din sa më dhemb mua që ajo më tha ta ka marrë shoqja burrin.”

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X