Edona James dhe Vesa Vllasaliu kanë debatuar rëndë me njëra-tjetrën, ndërsa nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre.

Në një moment transgjinorja i kujtoi Vesës që nuk është mirë mendërisht dhe kjo është arsyeja që partneri i saj, Mërgim Berisha e ka lënë.
“Nëse thua edhe një herë ta thyej kokën, ta thyej unë ty. Ti je paranojake, normal që nuk ke burrë”- tha konkurentja.
“37 vjeçe dhe ende është e pa martuar ahahaah. Shyqyr kam familje, jo si ti, unë kam edukim, jo si ti”– i tha Vesa Edonës.
Banorët të shqetësuar nga përplasja e vajzave, u përpoqën që ti qetësonin ato, veçanërisht këngëtari i njohur Blero Muharremi.
Mirëpo së fundmi ka reaguar edhe ish-bashkëshortja e këngëtarit, Afrona Dika përmes një postiomi në InstaStory, duke treguar që e mbështet publikisht Edonën.
“Duhet të kesh turp ti thuash dikujt unë kam familje ti nuk ke! Unfollow e ke që sot Vesa Vllasaliu dhe ti Edona James duket të vazhdosh të jesh vetvetja.”– ka shkruar Afrona.




