Vajza e këngëtares së njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom, Daisy së fundmi është shfaqur për herë të parë në publik në koncertin e nënës së saj në Las Vegas.
Gjatë shfaqjes artistja e prezantoi në publik të bijën për herë të parë që pas ardhjes së saj në jetë.
“Daisy! Të dua shumë. Ti je mikja ime më e mirë”- tha këngëtarja në videon që po bën xhiron e rrjetit.
Vogëlushja, e cila ishte e veshur me një veshje Minnie Mouse me kufje rozë, u pa duke kërcyer dhe kënduar me babanë e saj gjatë koncertit.

Dyshja kanë qenë mjaft diskretë përsa i përket jetës së tyre private, duke mos publikuar në rrjetet sociale foto të vajzës së tyre.



