Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Latest Posts

“Shpërtheu” në ofendime ndaj Edona James në “Big Brother Vip”, mes lotësh Vesa tregon arsyen


Edona James dhe Vesa Vllasaliu disa ditë më parë kanë debatuar keq me njëra-tjetrën në “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa kanë shpërthyer edhe në ofendime.

Kjo çështje është hapur mbrëmjen e djeshme gjatë Primet të këtij reality show.

Mes lotësh Vesa tha se ka reaguar në atë mënyre pasi Edona ia ka përmendur historinë me ish-të dashurin e saj, futbollistin Mërgim Berisha i cili e tradhtoi atë me partneren e tij aktuale që ka qenë shoqja e saj e ngushtë.

Modelja tregoi se kanë qenë pikërisht këto fjalë të konkurentes që e kanë nxjerrë atë nga vetja duke bërë që ajo të reagonte në atë mënyrë.

“Kam reaguar keq sepse më ka përmend diçka shumë të keqe, sepse më ka përdorur diçka e kam treguar një histori që akoma më dhemb shpirti. Më herët më ka thënë ‘normal nuk ka pas faj që ta ka marrë shoqja burrin’ e tani po të ma thotë, normal që sillem ashtu” – tha ajo.

Së fundmi Vesa ka treguar se është në një romancë dashurie teksa shtoi që partnerin e saj e njeh edhe Shqipe Hysenaj gjë që u pohua edhe nga kjo e fundit.

“Unë kam dikën jashtë e din edhe Shqipja. Ajo i ka treguar Shqipes.”- tha Vesa duke mos zbuluar më shumë rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Gjatë pjesëmarrjes në “BBVK” modelja ka ndarë me publikun historinë e ndarjes me futbollistin dhe se si shoqja e saj e ngushtë ia mori të fejuarin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X