Këngëtarja e njohur Klea Huta dhe partneri i saj Elgit Doda janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptarë.
Pavarësisht angazhimeve profesionale, moderatorja nuk i len pas dore as fansat e zjarrtë me të cilët shpesh herë ndan foto nga përditshmëria e saj.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë vituale me ndjekësit e saj, ku një ndër ta e ka pyetur se cili është momenti më i bukur ne jetë, ndërsa kësaj pyetje Klea iu ka përgjigjur në një mënyrë mjaft të veçantë.

Përmes një videoje në InstaStory, moderatorja ka ndarë më ndjekësit momentin kur ka mbajtur për herë të parë në krahë të voglin e saj të porsalindur, Krid duke treguar kështu që ai është momenti më i bukur ne jetën e saj.

Në një tjetër video, Huta i ka mallëngjyer të gjithë me portretin e djalit të saj të disa ditësh, ndërsa krahas saj ka shkruar: “O zot sa je rritur, sa kohë ka kaluar. Mua më duket sikur e ka lindur dje”.



