Luiz Ejlli dhe Kiara Tito së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Sipas disa burimeve për revistën “Who” thuhet se ditën e djeshme çifti ka organizuar edhe “gender reveal”, ku kanë zbuluar gjininë e bebit dhe e vogla e tyre është vajzë.
Megjithatë dyshja kanë vendosur që akoam mos ta bëjnë publike lajmin e ëmbël, duke e mbajtur atë sa më private.
Nga ana tjetër fansat e tyre të zjarrtë po presin me padurim që Luizi dhe Kiara të konfirmojnë lajmin.
Ditën e sotme moderatorja ka postuar në InstaStory një foto të bashkëshortit të saj duke pirë kafe gjatë kohës kur ka qenë në “BBV”, ndërsa dukej shumë i lumtur.
“Mirëmëngjesi” – ka shkruar Kiara krahas fotos.




