Tuesday, March 24, 2026
spot_img

Latest Posts

Çfarë ndodhi? Blero Muharremi shpërthen në lot në “Big Brother Vip Kosova”

Këngëtari i njohur Blero Muharremi është shndërruar në një ndër konkurentët e “Big Brother Vip Kosova” më të dashur nga publiku shqiptar.

Ai është mbështetur nga fansat e tij të zjarrtë, ku një ndër ta është edhe vajza e tij Atara të cilën e ndan me ish-bashkëshorten, aktoren e njohur Teuta Krasniqi.

Së fundmi ajo i ka dërguar një dron brenda shtëpisë të atit me foton e saj të vendosur në të.

I emocionuar sapo e pa dronin, Blero ka shpërthyer në lot, ndërsa banorët u përpoqën që ta qetësonin duke brohoritur dhe duartrokitur për t’i dhënë mbështetje atij.

Mirëpo Atara nuk është i vetmi familjar i këngëtarit që e ka mbështetur atë publikisht, pasi edhe e dashura e tij misterioze për të cilën Blero ka folur shumë në këtë shtëpi, përmes një postimi në InstaStory ka gjetur fjalët më të ëmbla për ta mbështetur njeriun e zemrës në sfidën për të fituar çmimin e madh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

Don't Miss

PO KERKONI APARTAMENT ME QERA DITORE?

X