Vesa Vllasaliu është një ndër konkurente më të komentuara të “Big Brother Vip Kosova” për shkak të deklaratave që ajo ka bërë kohët e fundit për ish-partnerin e saj, futbollistin e njohur Mërgim Berisha.
Modelja ka treguar se ish i fejuari i saj, e ka tradhtuar atë me bashkëshorten e tij aktuale vetëm dy muaj para dasmës, e cila ishte shoqja e ngushtë e saj.
Teksa Vesa mes lotësh po tregonte versionin e saj të historisë, një ndër konkurentët i uroi më të keqen futbollistit.
“Duhesh të marrësh kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe ne të tjerët, edhe qaj kot më për një qen e për tjerë që s’ia vlejnë. Kurrë gol mos shënoftë, e theftë këmbën”, u shpreh Azemi.
Mirëpo mesa duket këto “mallkime” i kanë rënë futbollistit pasi së fundmi ai ka pësuar një lëndim në gjuhë gjatë stërvitjes së tij.
Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman në të cilin ai luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.



