Kanë kaluar pothuajse dy dekada që kur u shfaq në ekranin e vogël si neurokirurgu Derek “McDreamy” Shepherd në serialin “Grey’s Anatomy” të ABC, madje edhe më gjatë që nga roli i tij i madh në “Can’t Buy Me Love” të 1987-ës. Statusi i tij si ‘zemërthyes’ krijoi një furi të tillë fansash, saqë ai zbukuroi faqet e revistave shumë herë gjatë viteve. Tani ai po merr kurorën e burrit më seksi në botë, sipas revistës ‘People’.
“Më vjen mirë që po ndodh në këtë pikë të jetës sime. Është bukur të kesh njohjen dhe sigurisht që egoja ime merr pak krahë, por më jep mundësinë për ta përdorur atë për diçka pozitive”, ka thënë aktori i famshëm, Patrick Dempsey.


Më afër zemrës së tij është Qendra Dempsey, të cilën ai e themeloi për nder të nënës së tij të ndjerë për të mbështetur pacientët me kancer dhe të dashurit e tyre. Pasione të tjera përfshijnë të qenit një njeri familjar, me gruan e tij, Jillian, 57 vjeç, një grimiere dhe themeluese e linjës së saj të bukurisë, dhe fëmijët e tyre Talula, 21, dhe binjakët 16-vjeçarë Sullivan dhe Darby, si dhe përmirësimi i prirjes së tij për shëtitje me makinë garash. Pra, çfarë i kaloi në mendje kur dëgjoi për herë të parë lajmin? Duke qeshur, Patrick shprehet:
“Isha plotësisht i tronditur dhe më pas fillova të qesh, sikur kjo është një shaka, apo jo? Unë kam qenë gjithmonë si ato vajzat që karakterizohen nga shprehja: “Gjithmonë shoqëruesja e nuses, asnjëherë nusja”! E kisha harruar plotësisht dhe as që e kisha menduar të isha në këtë pozicion. Kështu që egoja ime është e mirë”.



