SHBA– Një nënë e cila ka rrëfyer se e ka përplasur vazhdimisht vajzën e saj në beton është dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht për vrasjen e saj.
Makaylia Jolley, 21 vjeç, nga Misisipi, SHBA, kapi vajzën e saj dy muajshe Khalysie “nga kyçet e këmbëve, e përplasi në trotuar disa herë dhe më pas e braktisi”, tha ndihmësprokurorja e qarkut Kathryn Newman.
Incidenti i jashtëzakonshëm i abuzimit të kthyer në vrasje ndodhi në Pearl City më 12 maj 2022, me dëshmitarët që i thanë policisë se fëmija ishte lënë i braktisur në rrugë.
Jolley pas aktit të saj të neveritshëm vrapoi për t’u fshehur në pyllin aty pranë, ku u kap pak kohë më vonë.
Ndonëse vogëlushja fatkeqe u dërgua në spital, ajo ndërroi jetë dy ditë më vonë.
Ajo pësoi ënjtje dhe gjakderdhje të trurit, fraktura të mëdha të kafkës, fraktura të gishtit të madh të majtë dhe të djathtë, gërvishtje dhe gjakderdhje në sytë e saj. Vdekja e saj u cilësua si vrasje për shkak të traumës së fortë në kokë.
Të hënën nëna e vogëlushes së ndjerë u deklarua fajtore për vrasje me paramendim, një krim që sjell vetëm dy rezultate të mundshme: dënimin me vdekje ose burgimin e përjetshëm pa mundësinë e lirimit me kusht.
https://x.com/Sacrificialcrl/status/1722336645813256587?s=20